Trajnime

Trajnim intensiv katërditor mbi përdorimin e programit SPSS për analizim të dhënash dhe raportim, Tiranë
Vendi: Tiranë
Kohëzgjatja: 4 ditë
Datat dhe oraret: 11, 12, 18, 19 Tetor 2014, ora 9.00 – 15.00
Afati i regjistrimit: 9 Tetor 2014
Gjuha e folur: Shqip
Gjuha e shkruar dhe e lexuar: Shqip & anglisht
Aftësitë paraprake të pjesmarrësve: Njohuri bazë të MS Excel
Mjetet didaktike: Çdo pjesmarrës duhet të jetë i pajisur me laptop
Pjesëmarrësit e zakonshëm në trajnim: Ekspertë dhe menaxherë të marketingut ose burimeve njerëzore, ekspertë të fushave të tjera të interesuar në përpunimin e të dhënave sasiore, studentë që ndjekin studimet master ose PhD
Dokumenti i lëshuar: Certifikatë trajnimi
Çmimi: 20.000 lekë/ 140 Euro
.
Përshkrimi i trajnimit
Trajnimi synon të aftësojë pjesëmarrësit në kryerjen e studimeve sasiore, analzimin e të dhënave në SPSS dhe raportimin e gjetjeve. Seancat e trajnimit kanë një qasje praktike duke u dhënë pjesmarrësve njohuri dhe aftësi në krijimin e kampionit të studimit, hartimin e pyetjeve të pyetësorit të studimit, dizenjimin e pyetësorit, mbledhjen dhe hedhjen e të dhënave, analizimin e të dhënave, prodhimin e tabelave e grafikëve dhe raportimin e gjetjeve. Pjesmarrësve u mundësohet instalimi i programit SPSS në laptop dhe pajisen me literaturën e trajnimit në anglisht.
.
Temat e trajnimit
  • Dizenjimi i pyetësorit
  • Kampionimi
  • Paratesti
  • Mbledhja e të dhënave
  • Kodimi i të dhënave
  • Krijimi i variablave në SPSS
  • Hedhja e të dhënave në SPSS
  • Krijimi i variablave të përgjigjeve të shumëfishta
  • Pastrimi i të dhënave
  • Peshimi i kampionit
  • Krijimi dhe transformimi i tabelave dhe grafikëve
  • Korrelacionet bivariate
  • Korrelacionet e pjesëshme
  • Chi-square
  • T-Test
  • Regresioni i shumëfishtë
  • Përgatitja e raportit të studimit
.
Aplikimi për pjesmarrje në trajnim
Të interesuarit mund të marrin informacion më të hollësishëm duke kontaktuar në +355 4 450 5531, +355 69 75 36723 ose spss@eunacal.org. Personat e interesuar për t’u regjistruar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit në http://goo.gl/RprSx.
.
Pasi të aplikoni do të kontaktoheni nga stafi i EUNACAL për të caktuar një takim në mënyrë që të merrni informacion më të hollësishëm mbi përmbajtjen e trajnimit dhe të informoheni mbi procedurën e regjistrimit përmes kryerjes së pagesës bankare.
.